Biografi për Sinéad O’Connor: Filmi që do të tregojë jetën e ikonës irlandeze

Biografi për Sinéad O’Connor: Filmi që do të tregojë jetën e ikonës irlandeze

Dy vite pas vdekjes, një film biografik mbi këngëtaren legjendare irlandeze Sinéad O’Connor është në zhvillim. Sipas Variety, filmi do të drejtohet nga Josephine Decker, e njohur për filmin e vitit 2020 Shirley, i bazuar në jetën e shkrimtares Shirley Jackson. Decker do të punojë mbi një skenar të shkruar nga autorja irlandeze Stacey Gregg. Projekti do të realizohet nga kompania irlandeze ie: entertainment, e cila kishte prodhuar edhe dokumentarin e vitit 2022 për Sinéad O’Connor, Nothing Compares. Filmi i ardhshëm raportohet se ka qenë në proces që prej publikimit të dokumentarit të vlerësuar nga kritika, ku vetë këngëtarja kishte bashkëpunuar. Në biografinë filmike do të marrin pjesë edhe kompani të tjera prodhimi, përfshirë See-Saw Films, fituese e Oscar-it, e njohur për The King’s Speech,...