‘Thethi, perla e Alpeve Shqiptare’/ Benet Beci: Mirëpret vizitorë nga e gjithë bota

‘Thethi, perla e Alpeve Shqiptare’/ Benet Beci: Mirëpret vizitorë nga e gjithë bota

Kreu i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka publikuar një video-reportazh nga Thethi, ku shumë vizitorë nga e gjithë bota po shijojnë bukuritë natyrore në këtë pikë turistike, këtë periudhë. Në reportazh nga ana e turistëve vlerësohet mikpritja, burkuritë mahnitëse natyrore, rrugët malore, uji i kristaltë, ajri i pastër që të fal qetësi dhe energji. ‘Thethi, perla e Alpeve Shqiptare, mirëpret vizitorë nga e gjithë bota!Një reportazh që përshkruan gjithçka, nga mikpritja tek bukuritë mahnitëse natyrore, rrugët malore, ujin e kristaltë dhe ajrin e pastër që të fal qetësi e energji’, shkruan Beci. Në videon e mëposhtme mund të dëgjoni impresionet e turistëve për këtë ‘thesar turistik’ në veri të vendit.