Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rrëfimi i Linda Ramës: Familja jonë është shtuar me një mbesë. Përpiqem të mos më shohin si paradhomën e Edit
Në një intervistë ekskluzive për revistën Newsbomb.al të muajit gusht, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama rrëfen shumë të pathëna, nga jeta familjare, por edhe një mendim të saj për reformat dhe intensitetin që ka filluar të punojë qeveria në fund të mandatit të tretë e në vigjilje të mandatit të katërt. “Kam krijuar një distancë të sigurt higjienike nga Pushteti… I kam rezistuar çdo përpjekjeje për të më konsideruar si paradhomë të zyrës së Edit dhe i kam bërë ballë çdo keqkuptimi kur njerëz të afërt a të panjohur, më janë adresuar si pëshpëritëse në veshin e tij”, shprehet Linda Rama në intervistën e dhënë për Newsbomb.al. Pak kohë më parë në një media gjermane kryeministri Edi Rama tha se opozitën e vërtetë...