I dënuar për aferën e inceneratorëve/ SPAK merr në pyetje Alqi Bllakon për më shumë se 3 orë

I dënuar për aferën e inceneratorëve/ SPAK merr në pyetje Alqi Bllakon për më shumë se 3 orë

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako është marrë në pyetje lidhur me hetimet që po kryen nga SPAK për tenderin e EcoPark në Durrës. SPAK, sipas burimeve, ka marrë dëshminë e Alqi Bllakos 10 ditë më pare, ku ish-ligjvënësi u mor në pyetje në cilësinë e drejtorit të AKUM. Në 2019, qeveria vendosi të mbyllë landfillin e Porto Romanos dhe të ndërtojë Eko Parkun. AKUM shpalli tenderin në tetor 2019, por e anuloi më vonë. Qeveria mori vendim që tenderi të bëhej me negocim të drejtpërdrejtë. Tenderi me vlerë 18.5 mln euro iu dha kompanive ‘De Mare’ dhe ‘Victoria Invest’. Alqi Bllako ndërkohë ndodhet në burgun e Durrësit, i akuzuar për korrupsion e vepra të tjera penale lidhur me inceneratorin e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.