Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Krasta e misterit dhe frymëmarrjes së qytetit
Në hyrje të qytetit, ullishtat shtrihen si një qilim argjendi, ndërsa në dalje ngrihet krenare Krasta, e njohur si mushkëria e gjelbër e Elbasanit. Pishat e saj, ajri i pastër dhe pamja që shtrihet mbi gjithë qytetin e bëjnë një vend të dashur për këdo që kërkon qetësi, frymëmarrje dhe natyrë. Në mëngjes, qindra qytetarë ngjiten për të bërë ecje, për të thithur ajrin e freskët dhe për të shijuar pamjen e qytetit që shtrihet poshtë, si një hartë e gjallë mes maleve. Ajo është një pikë ku dielli ndriçon më butë dhe çdo hap të çon drejt një historie që përzihet mes legjendës dhe realitetit.Vend i Mirë, legjenda që ende jetonMes pishave dhe shtegut të gjatë, syri ndalon te një cep i veçantë, Vendi...