Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“E neveritshme, e turpshme” – As “deal”, as detaje, 1:0 për diktatorin rus Putin
-Portali informativ ukrainas në gjuhën angleze Kyiv Independent kështu e sheh takimin në Alaskë: «E neveritshme. E turpshme. Dhe, në fund të fundit, e padobishme. Në ekranet tona u prit si mbret në vendin e lirisë një diktator dhe kriminel lufte me duar të përgjakura – ndërsa dronët e tij po drejtoheshin drejt qyteteve tona». – Chuck Schumer, udhëheqësi i pakicës demokrate në Senatin amerikan, shkroi në platformën X: «Në pamje të parë duket sikur Trump i dha Putinit legjitimitet, një skenë globale, nuk kërkoi asnjë llogaridhënie dhe në këmbim nuk mori asgjë». – Në rrugët e qytetit pati pak protesta, për Trumpin, por sidomos kundër Trumpit dhe kundër Putinit, shkruan gazeta zvicerane Tages Anzeiger. Demonstruesit kishin sjellë flamuj ukrainas dhe pankarta ku shkruhej «Alaska...