Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mbi 3.3 miliardë euro të shpenzuara në 6 muaj, pensionet marrin pjesën më të madhe, ja lajmet e mira për të moshuarit..
Shpenzimet totale të buxhetit të shtetit për gjysmën e parë të vitit regjistrohen në afro 333 miliardë lekë apo afro 3.33 miliardë euro. Në raport me vitin e kaluar për të njëjtën periudhë shpenzimet janë rritur me 42 miliardë lekë. Por si u shpërndanë këto para në kategori të ndryshme dhe cilët ishin sektorët që morën më shumë? Të dhënat e detajuara zyrtare nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin e parë të vitit tregojnë se nga 10 kategori në total, mbrojtja sociale është ajo që merr pjesën më të madhe të “tortës” nga buxheti, ku për periudhën janar-qershor, shpenzimet për këtë kategori regjistrohen në afro 111.4 miliardë lekë. Tek mbrojtja sociale përfshihen pensionet, si dhe të gjitha pagesat që jepen nga Institutit i Sigurimeve Shoqërore...