Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Të dhënat e OKB: Që nga muaji maj, mbi 1700 të vrarë teksa po prisnin për ndihma në Gazë!
“Që nga 27 maji e deri më 13 gusht, ne kemi regjistruar të paktën 1.760 palestinezë të vrarë teksa po kërkonin të merrnin ndihma. Prej tyre, 994 u vranë në afërsi të qendrave të Fondacionit Humanitar për Gazën [GHF] dhe 766 përgjatë rrugëve ku kalojnë kamionët me ndihma. Shumica e këtyre vrasjeve u kryen nga ushtria izraelite”, tha zyra e agjencisë së OKB-së për territoret palestineze. Më 1 gusht, kjo zyrë kishte raportuar për 1373 të vrarë. Përditësimi i të dhënave vjen pasi agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se të paktën 23 persona u vranë nga Izraeli të premten, përfshirë 12 persona të cilët po prisnin për ndihma humanitare. Më herët gjatë javës, shefi i ushtrisë izraelite tha se janë miratuar planet për...