Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ronaldo 47 – Romario 41, dy brazilianët që magjepsën te Barcelona me golat e tyre
Romario de Souza dhe Ronaldo Nazario de Lima ishin dy nga golashënuesit më të mëdhenj blaugrana në fund të viteve 90-të. Ata kishin dy pika të përbashkëta: të dy brazilianë dhe të dy të transferuar te Barça nga PSV Eindhoven. Në “Camp Nou” magjepsën me instinktin e tyre për gol dhe finalizimet spektakolare. Ishin pjesë kyçe në skuadrat e drejtuara nga Johan Cruyff dhe Bobby Robson, përkatësisht. Romario shënoi 41 gola (1 me penallti) në vetëm një sezon e gjysmë; ndërsa Ronaldo shënoi 47 gola (5 me penallti) në të vetmin sezon me fanellën e Barçës. Romario mbërriti te Barça në verën e vitit 1993, pas pesë sezonesh në Holandë, ku kishte shënuar 148 gola. Si blaugrana fitoi La Liga-n, në sezonin kur ishte golashënuesi...