Kaos në takimin “ballë për ballë” mes Du Plessis dhe Chimaev, ndërhyn Dana White (video)

Kaos në takimin “ballë për ballë” mes Du Plessis dhe Chimaev, ndërhyn Dana White (video)

16 Gusht 2025 10:03 Telesport Mëngjesin e së dielës (me orën shqiptare) do të zhvillohet eventi UFC-319 në artet marciale mikse, ku përballja kryesore është ajo për titullin kampion bote në peshën e mesme mes afrikano-jugorit Dricus du Plessis dhe rusit Khamzat Chimaev. Në Çikago, ku dhe do të zhvillohet ky event, dy sportistët kanë bërë edhe daljet e fundit për mediat, që u mbyll në një takim “ballë për ballë” pas peshimeve. Një takim që ka patur mjaft tension dhe kaos në skenë përballë fansave. Në momentin që Du Plessis ka shkuar drejt Chimaev dy luftëtarët janë prekur me duar mes tyre dhe menjëherë ka ndërhyrë presidenti i UFC-së, Dana White. U krijua një kaos, por nuk pati përleshje fizike mes sportistëve apo stafeve....