Burimi: 
								Monitor.al
								
							
                                    Foto © Monitor.al                                
                            Raporti, 13 tipologji si pastrohen paratë, nga shoqëritë fiktive tek pasuritë e paluajtshme e Forex
                            Pasuritë e paluajtshme, call center-at mashtruese me aktivitet FOREX apo mashtrimet me karta bankare dhe shoqëritë fiktive kanë qenë disa nga tipologjitë që Agjencia e Inteligjencës Financiare ka identifikuar si format me të cilat mund të pastrohen paratë në vend dhe që janë referuar pranë institucioneve përkatëse. Raporti vjetor i AIF referon se cilat janë 13 tipologjitë në fjalë.Tipologjia 1: Kryerja e një aktiviteti fiktiv nga shoqëri shqiptareNë dhjetor 2020, shtetasi A themeloi shoqërinë X (veprimtaria e së cilës lidhet me shërbime konsulence) dhe disa ditë më pas ia shiti kuotat e kësaj shoqërie shtetasit të huaj (B), duke mbetur vetëm administrator i shoqërisë. Shtetasi B (ortaku i vetëm i shoqërisë X) rezulton të ketë ardhur në Shqipëri vetëm dy herë gjatë 2023-2024 dhe ka...