Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Pas takimit historik, Trump në media: I takon Zelensky-t të mbyllë marrëveshjen, nëse takohen me Putin unë do të jem atje
Presidenti amerikan Donald Trump, në një intervistë për Fox News, deklaroi se pas takimit të tij me presidentin rus Vladimir Putin, marrëveshja për armëpushim në Ukrainë është “tani në dorën e Zelenskyt”. “Jemi shumë afër një marrëveshjeje,” tha Trump për gazetarin Sean Hannity, duke shtuar: “Ukraina duhet ta pranojë. Mund të thonë edhe jo.” Ai bëri të ditur se hapi i ardhshëm është një takim trepalësh mes tij, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin. “Të dy më duan aty – dhe unë do jem,” theksoi Trump, duke u shprehur optimist se paqja mund të vijë “brenda një periudhe të shkurtër”. Ai përmendi gjithashtu mundësinë e pjesëmarrjes në një takim kokë më kokë midis presidentëve rusë dhe ukrainas: “Të dy më duan atje...