Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Serbi

Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Serbi

Protesta antiqeveritare në Serbi u mbajtën edhe të premten mbrëma në disa qytete serbe. Gjatë protestave janë shënuar incidente. Në qendër të Beogradit, xhandarmëria u përplas me demonstruesit antiqeveritarë, ndërsa përleshje pati edhe në Bulevardin e Mbretit Aleksandër. Protestuesit hodhën mjete piroteknike dhe dogjën kontejnerë. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe i shpërndau demonstruesit me automjete të blinduara. Gjatë protestave raportohet se ka të lënduar. Në Novi Sad, protesta përfundoi zyrtarisht rreth orës 22:30 dhe tubimi kaloi i qetë. Protestat antiqeveritare u organizuan si reagim ndaj sulmeve të mbështetësve të Partisë Progresive Serbe (SNS) ndaj kundërshtarëve të pushtetit në dy qytete të Vojvodinës – në Vërbas dhe Baçka Palankë – më 12 gusht. Në protestat e organizuara ditëve të kaluara ka pasur përplasje të...