Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Skema Kombëtare e Investimeve, Jaupllari: Nxisim zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë
Në kuadër të prezantimit të Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari zhvilloi një takim informues me fermerë të qarkut Korçë, së bashku me ekipin teknik të Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural. Gjatë këtij bashkëbisedimi, fermerët u njohën nga afër me mundësitë që ofron skema e re e mbështetjes, e cila përfshin në total nëntë masa konkrete për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë. Në fokus të diskutimeve ishin procedurat e aplikimit, dokumentacioni i nevojshëm dhe mënyrat e thjeshtuara për përfitimin nga masat mbështetëse, me synimin për të lehtësuar procesin për fermerët dhe për të rritur aksesin e tyre në financime të posaçme për zhvillimin e fermave dhe rritjen e produktivitetit. Një nga të rejat kryesore të...