Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Takimi me Putinin, Trump: Produktiv, por pa marrëveshje për Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar si “jashtëzakonisht produktiv” takimin me presidentin rus Vladimir Putin, zhvilluar në Anchorage të Alaskës. Pas rreth tre orësh negociata me dyer të mbyllura, Trump u shpreh se është bërë përparim i madh, por theksoi se ende nuk është arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës në Ukrainë. “Ramë dakord për shumë pika, disa janë të vogla, njëra është shumë e rëndësishme,” tha ai, duke shtuar se “do të nisin telefonatat me NATO-n dhe presidentin Zelensky” për t’i informuar mbi bisedimet. Trump nuk dha detaje për çështjet e diskutimit, por shprehu optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje në të ardhmen e afërt. /vizionplus.tv