Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Blushi i PL: Edi Rama është kryepiromani i Shqipërisë, zjarret të qëllimshme për t’i hapur rrugë krijimit të…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka akuzuar dje kryeministrin Edi Rama si fajtor të zjarreve në vend. Në një deklaratë për mediat nga selia e partisë, Blushi e konsideroi Ramën si “kryepiromanin e Shqipërisë”. “Edi Rama, arkitekti i shkatërrimit barbar, urban dhe mjedisor të Shqipërisë, është kryepiromani, nxitësi i vetëm dhe kryesor i flakëve, që prej javësh po djegin vendin cep më cep. Fillimisht, si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama inkurajoi prishjen nëpërmjet djegies me zjarr të shtëpive të vjetra tiranase, për t’i hapur rrugën betonizimit të kryeqytetit nëpërmjet një vale ndërtimesh kaotike kullash dhe pallatesh shumëkatëshe, që po e përvëlojnë, kanë shkatërruar çdo hapësirë të gjelbër e publike, i kanë marrë frymën dhe i kanë ndryshuar përfundimisht fizionominë...