Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Trump pas takimit me Putin në konferencë: I takon Zelenskyt të vendos, Rusia do paqe
Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë mbyllur takimin e tyre të zhvilluar në Alaskë pas tre orë bisedime me dyer të mbyllura. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në konferencën e tij për shtyp tha se në vija të përgjithshme takimi shkoi mirë dhe në thelb ishte produktiv. Trump theksoi se tashmë i mbetet presidentit ukrainas të vendosë. “Ishte nje takim produktiv, ramë dakord mbi shumicën e pikave përfshirë çështjet e mëdha, për disa të tjera hapëm rrugën për zgjidhje. Tani unë do të telefonoj vendet e NATO-s, presidentin Zelensky, për t’a njoftuar pasi i takon atij për të vendosur dhe për të thënë fjalën e fundit. Falenderoj Sekretarin amerikan të Shtetit, dhe të nderuarin Witkoff. Patëm shumë përfaqësues rusë dhe shprehën...