Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Pitagora: Filozofi, matematikan dhe mistik i lashtësisë
Në fillim ishte Pitagora, themeluesi i urtësisë që bashkonte filozofinë, matematikën, muzikën, politikën, mjekësinë dhe astronominë. I lindur rreth vitit 572 para Krishtit në Samos, me origjinë etruske dhe tirrene, Pitagora ishte i pari që e quajti veten filozof dhe mbrojti ide të tilla si pavdekësia e shpirtit dhe rimishërimi. Ai u inicua në Misteret e egjiptianëve, kaldeasve dhe hebrenjve dhe më pas lulëzoi në Jug të Italisë, duke themeluar një komunitet të madh dijetarësh dhe dishepujsh në Kroton dhe Metapont, pjesë e asaj që njihet si Magna Grecia. Shkolla e tij ishte unike: praktikonte disiplinë, dietë vegjetariane, heshtje dhe përkushtim ndaj dijeve dhe bashkësisë, duke përfshirë edhe fëmijët dhe gratë mes të cilave e famshme ishte dishepullja Teano, që këshillonte për respektin ndaj grave....