Spahiu: Putin përfiton nga takimi me Trump pas izolimit 3 vjeçar

Spahiu: Putin përfiton nga takimi me Trump pas izolimit 3 vjeçar

Kreshnik Spahiu tha sot për Report Tv në lidhje me Samitin e Alaskës dhe takimin e presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin, se shefi i Kremlinit përfiton më shumë sesa ai i Shtëpisë së Bardhë. Putin sipas tij ka disa avantazhe, kurse Trump shkon me disa disavantazhe në takim. “Me sa duket ka një trajtim jo të barabartë mes Putinit dhe Zelenskyt. Favorizuese për Putinin, sepse para se të zhvillohet, ai del fitues nga ky takim me Trump. Sepse ka 3 vjet i izoluar, pa asnjë takim, me asnjë lider me SHBA e BE, nga çdo takim diplomatik. Putin shkon me kënaqësi të madhe, pavarësisht destablizimin, gjenocidin, vrasjet etj., si dhe pasojat e luftës që ka përfshirë edhe BE-në në këtë rrëmujë, ndaj shkon me një lloj...