Taylor Swift dhe Sabrina Carpenter bashkë në këngën “The Life of a Showgirl”

Taylor Swift dhe Sabrina Carpenter bashkë në këngën “The Life of a Showgirl”

Pas shpalljes së albumit të saj të 12-të në studio, “The Life of a Showgirl”, më 13 gusht, Taylor Swift zbuloi se kënga titull është një bashkëpunim me këngëtaren Sabrina Carpenter. Reagimi i Carpenter ishte i menjëhershëm dhe plot emocion, duke ndarë në Instagram Story një imazh të kopertinës së pasme të albumit ku figuron edhe emri i saj. “E di që dikush po çmendet nga gëzimi, dhe ajo jam unë,” shkroi ajo me entuziazëm. Albumi, i cili publikohet më 3 tetor, është prodhuar nga vetë Swift në bashkëpunim me producentët e njohur Max Martin dhe Shellback. Lista e këngëve përfshin tituj si “Elizabeth Taylor”, “Ruin the Friendship”, “Honey”, “Actually Romantic”, “CANCELLED!”, “Eldest Daughter”, “Father Figure”, “Opalite”, “The Fate of Ophelia” dhe bashkëpunimin me Carpenter...