Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
“Kuptimi i jetës” sipas Carl Jung
Sipas psikologut Carl Jung, aspekti themelor i ekzistencës sonë është transcendenca. Me fjalë të tjera, sipas filozofit, individi duhet të ndiejë se jeta e tij ka një kuptim përtej momentit të tanishëm, se veprimet e tij mund të jehojnë në botë, se ato kanë ndikim në realitet. Para ardhjes së modernitetit, ishin fetë ato që i jepnin kuptim jetës. Ekzistenca e njerëzve nuk mbaronte me vdekjen, por shkonte më tej me një formë të jetës shpirtërore, në të cilën gjithçka që ishte bërë në jetën tokësore do të gjykohej, pra do të shpërblehej ose do të ndëshkohej. Pyetja ekzistenciale që duhet bërë sipas Carl Jungut është: a ka lidhje ekzistenca e një personi të caktuar me pafundësinë? Edhe pse pa e kuptuar, shumica prej nesh...