Arti dhe letërsia janë të dobishme. Gjithmonë kanë qenë!

Arti dhe letërsia janë të dobishme. Gjithmonë kanë qenë!

Nga Javier CercasOscar Wilde në vitin 1890, vit që shkroi dhe ¨Portretin e Dorian Grey¨, në parathënie kishte nënvizuar se: ¨Arti është i pavlefshëm¨. Kjo shprehje në fakt ishte shfaqje e dyfishtë e rebelimit, rebelim ndaj borgjezisë, rebelim ndaj nënshtrimit të artit tek feja, rebelim ndaj ideologjive, politikës. Fjalia e Wilde donte të shprehte me fuqi se arti duhet të jetë i pavarur, i vlefshëm pa nevojën e konfirmimit nga palët e treta.Wilde ishte shumë i nevrikosur me sistemin utilitarist borgjez, aq shumë, sa ai e asfiksonte. Pas pothuaj një shekulli e gjysëm, provokimi i asokohe i Oscar Wilde është shëndrruar në dogmë, siç e vërteton gjithë bota e letërsisë, gjithmonë aq e bindur ndaj klisheve të vjetra të modernitetit, ose aq shurdhe ndaj ironive...