Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Nis takimi Trump-Putin në Alaskë, sytë e botës në fjalët për paqen në Ukrainë
Ka nisur zyrtarisht në Alaskë takimi mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ku në fokus të bisedimeve do të jetë arritja e një marrëveshje për paqen në Ukrainë. Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff janë ulur pranë Trump, ndërsa ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi i tij, Yuri Ushakov, janë pranë Putinit.