Gjithçka gati në Alaska, mbërrin Donald Trump, pritet Putin

Gjithçka gati në Alaska, mbërrin Donald Trump, pritet Putin

Pas pak minutash pritet që të nisë takimi në Alaska mes Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin. Pak çaste më parë ka mbërritur në Anchorage të Alaskës, avioni presidencial amerikan, ndërsa për pak pritet të mbërrijë dhe ai rus. Ndërkohë, mediat e huaja kanë publikuar pamjet e para nga salla, ku do të mbahet konferenca për shtyp pas takimit. Në një shkrim në sfond, duket qartë mesazhi “Në kërkim të paqes”. Mediat ndëkrombëtare raportojnë se takimi mes dy presidentëve pritet të zgjsë deri në 7 orë.