Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Nis takimi historik në Alaskë, Trump dhe Putin shtrëngojnë duart
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin janë takuar këtë të premte në Alaska, ku i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit në aeroportin e Anchorage. I pari që ka mbërritur në Alaska ka qenë avioni presidencial i Donald Trump, Air Force One, dhe 30 minuta më pas është ulur në pistë dhe avioni i presidentit rus. I pari që zbriti nga avioni ishte presidenti Trump, dhe menjëherë pasi tij edhe presidenti Putin. Të dy shtrënguan duart në mes të pistës, e më pas u nisën drejt vendit ku do të mbahet Samiti. Mediat ndërkombëtare raportojnë se takimi mes dy presidentëve pritet të zgjasë deri në 7 orë.