Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarret në vend, Balliu: Qeveria vazhdon vjedhjen, të papërgatitur për emergjencat
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në një emision televiziv akuzoi qeverinë se po neglizhon menaxhimin e emergjencave dhe situatave të rënda në vend, ndërsa është e përfshirë në korrupsion dhe shpërdorim të fondeve publike. “Me thënë të drejtën s’e kam parë Ramën gjithë këto kohë, ka ikur në drejtim të paditur si shokët e vet. Sa herë që ndodh diçka me Shqipërinë, nga qeveria dëgjojmë vetëm justifikime,” deklaroi Balliu, duke theksuar se vendi gjendet gjithmonë i papërgatitur si në dimër, kur përballet me përmbytje, ashtu edhe në verë, kur përfshihet nga zjarret. Sipas tij, prej të paktën katër vitesh është vërtetuar se Shqipëria ka një problem serioz me zjarret, por qeveria nuk ka marrë masa konkrete për t’i zgjidhur. Balliu...