Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Përmirësim i dukshëm i situatës së zjarreve, 3 vatra ende aktive
Ministria e Mbrojtjes informoi sot lidhur me situatën si pasojë e zjarreve në vend. MM thekson se, në 24 orët e fundit ka pasur një përmirësim të dukshëm të situatës nga zjarret në vend. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 3 vatra janë aktive dhe 6 janë në monitorim. Sipas MM, aktualisht po punohet me intensitet në disa zona. Në Tërnovë (Bashkia Bulqizë), zjarri vazhdon të zhvillohet në kurorë me pyje të dendura nga qafa e malit në drejtim të qytetit të vjetër Bulqizë. Në operacion janë angazhuar 8 efektivë të MZSH të bashkisë Bulqizë, 4 forca bashkiake, 6 forca të pyjores, 3 forca policore, të mbështetur nga FA me 30 forca ushtarake dhe 1 helikopter. Po punohet për izolimin...