Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Takimi me Putin, prova vendimtare për ëndrrën e Trump për Nobel
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili ka ndërtuar profilin e tij politik mbi moton “America First” dhe shmangien e përfshirjes së SHBA-ve në konflikte të huaja, po synon një nga çmimet më prestigjioze në botë, Nobelin për Paqe. Sipas La Stampa, sfida e tij më e madhe do të jetë takimi me presidentin rus Vladimir Putin në Alaska, ku Trump shpreson të ndërmjetësojë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila ka shkaktuar rreth 1,5 milionë viktima nga të dyja palët. Analistët paralajmërojnë se gjasat për një përparim janë të vogla, por një marrëveshje e drejtë për Ukrainën do të ishte një fitore diplomatike që nuk e arritën as Barack Obama e as Joe Biden. Në muajt e...