KESH blen mbi 71 mijë MWh energji elektrike për periudhën 18-24 gusht

KESH blen mbi 71 mijë MWh energji elektrike për periudhën 18-24 gusht

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve kanë ndikuar negativisht në prodhimin e energjisë nga kaskada e lumit Drin, burimi kryesor i energjisë në vend. Si pasojë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka ndërhyrë në tregun ndërkombëtar për të garantuar furnizimin me energji elektrike në vend. KESH ka realizuar blerjen e 71 561 megavat-orë (MWh) energji elektrike për periudhën 18–24 gusht, për të përballuar kërkesën në rritje dhe reduktimin e prodhimit vendas për shkak thatësirës së zgjatur. KESH arriti të blejë këtë sasi energjie në tre lote. Në lotin e parë KESH bleu 45 696 MWh energji elektrike me çmim të ponderuar 138,31 euro/MWh. Çmimi më i lartë i kontraktuar ishte 142,50 euro/MWh, ndërsa çmimi më i ulët i kontraktuar ishte 119,30 euro/MWH. Në lotin e...