FSK-ja i pranon autoblindat e blera në ShBA, kryeministri Kurti: Një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

FSK-ja i pranon autoblindat e blera në ShBA, kryeministri Kurti: Një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të autoblindave të prokuruara në ShBA për Forcat e Sigurisë së Kosovës. Kryeministri Kurti ka thënë se ky furnizim sipas tij i jashtëzakonshëm është një tjetër dëshmi e partneritetit të palëkundur me ShBA-të, dhe një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit. “Ushtria jonë do të vazhdojë të zhvillohet krahë për krahë me partnerin tonë strategjik, si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të shkollimit dhe doktrinës e cila është e bazuar në atë të ushtrisë së ShBA-ve”, ka thënë Kryeministri Kurti. Kryeministri Kurti në këtë ceremoni pranim- dorëzimi ka marrë pjesë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim...