Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
EMRI/ Plagosje me thikë në Korçë, 27-vjeçari në gjendje të rëndë
Plagosje me thikë në fshatin Dvoran të Korçës. Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule bën me dije se si pasojë ka mbetur i plagosur një person, i identifikuar si Ari Kodra 27 vjeç. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti, i cili ka degraduar në përdorimin e thikës. I plagosuri ndodhet në reanimacion, në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorit, teksa në vendngjarje po kryhen hetimet për të parë personat e përfshirë. Top Channel