Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Defekt teknik në ujësjellës, ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në disa zona të Sarandës
Defekt teknik në ujësjellës, ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në disa zona të Sarandës Ujësjellësi Sarandë ka njoftuar sot banorët e qytetit se një defekt teknik është shfaqur në saraqineskën kryesore të depos së ujit që furnizon Sarandën. Si pasojë, disa zona të qytetit do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë. Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë me intensitet për riparimin e defektit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit. “Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin e krijuar dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin,” thuhet në njoftimin zyrtar të ujësjellësit. Website Saranda Web Facebook Saranda Web Instagram saranda.web Youtube sarandaweb Tiktok saranda.web Pinterest sarandaweb in sarandaweb