Çfarë do të ndodhë me banesat e djegura nga zjarret?/ Ja si përgjigjet kryeministri Rama

Çfarë do të ndodhë me banesat e djegura nga zjarret?/ Ja si përgjigjet kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dëmeve të mëdha të shkaktuara nga zjarret që kanë përfshirë vendin në ditët e fundit, duke siguruar qytetarët se të gjithë ata që humbën shtëpitë do të përfitojnë rindërtim falas, ndërsa fermerët që humbën krerët e bagëtive do të rifinancohen një për një. “KUJT HUMBI SHTËPINË DO T’IA RINDËRTOJMË FALAS dhe KUJT HUMBI KRERËT DO T’IA RIFINANCOJMË NJË MË NJË”, shkroi Rama në rrjetet sociale, duke përdorur edhe hashtagun #TiNukDoJeshKurrëVetëm. Procedura për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve do të nisë menjëherë në çdo bashki të prekur. Një Grup i Konstatimit do të kryejë inventarizimin e dëmeve, duke përfshirë banesat, infrastrukturën, bizneset, kulturat bujqësore, mjetet mekanike dhe objektet social-kulturore. Ky grup do të plotësojë formularët me kostot financiare për secilin...