Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Përgjimet për “kartelin” e Franc Çopjas/ Si u lirua nga porti 2 mln euro kokainë dhe ferma 9 mln euro në Paraguai
Avionë privat për të trafikuar drogë dhe ferma mijëra hektarëshe në Paraguay. Ndërkohë që miliona euro të tjera hynin në Shqipëri, disa groposeshin e disa investoheshin në prona. Grupi i Ervis Çelës dhe Franc Çopjas nuk kishte limite. Disa miliona euro për ta ishin vetëm çështje ditësh, ndërsa dosja hetimore zbardh se jo vetëm kokainë por organizata kriminale trafikonte edhe armë. Dosja e trafikantëve të drogës që drejtohej nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, të cilët trafikonin tonelata kokainë nga Amerika Latine, është e mbushur me episode që provojnë financat e frikshme në duart e krimit të organizuar. Por ku përfundonin miliona euro që trafikantët mes njëri-tjetrit madje, binin ngusht se ku ti investonin apo fshihnin. Dosja zbardh detajet nga avionët privat tek pronat mijera...