Tjetër i plagosur me thikë në Korçë, 27-vjeçari përfundon me plagë të thella në spital

Tjetër i plagosur me thikë në Korçë, 27-vjeçari përfundon me plagë të thella në spital

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Korçë, ku sërish gjatë një sherri janë përdorur thikat. Një 40 vjeçar është paraqitur në gjendje kritike për jetën në spitalin rajonal të Korçës. Burime bëjnë me dije se 27 vjeçari është paraqitur me plagë të thella të dyshuara të bëra me mjet prerës thikë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë. Kujtojmë që një ditë më parë në fshatin Pirg një 14-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar.