Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Juventus në vend të gjashtë, Milan i pesti! Super kompjuteri i Opta-s bën parashikimin për sezonin e ri të Serie A
15 Gusht 2025 20:08 Telesport Në prag të nisjes së sezonit të ri të Serie A, që konkretisht nis fundjavën e ardhshme, si zakonisht super kompjuteri i Opta-s ka bërë parashikimet e tij. Sipas tij, Juventus i drejtuar nga Igor Tudor do të mbyllë sezonin e ri në vendin e gjashtë, që do të thotë kualifikim në Conference League. Sipas kompjuterit të Opta-s, Milan do ta mbyllë sezonin e ri në vendin e pestë, që do të thotë kualifikim në Europa League. Surprizë mund të quhet Roma, e cila sipas parashikimit në fjalë do ta mbyllë në vendin e katërt. Hera e fundit që verdhekuqtë janë renditur në këtë pozicion ka qenë në sezonin 2017-2018. Në vendin e tretë do renditet Atalanta, ndërsa gara për...