Rama reagon sërish pas zjarreve në vend: Kujt humbi shtëpinë do t’ia rindërtojmë falas dhe kujt humbi krerët do t’ia rifinancojmë një më një

Rama reagon sërish pas zjarreve në vend: Kujt humbi shtëpinë do t’ia rindërtojmë falas dhe kujt humbi krerët do t’ia rifinancojmë një më një

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas zjarreve që përfshinë vendin ditët e fundit, ku u dogjën dhjetra shtëpi dhe qindra bagëti ngordhën. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se do të kompensohet çdo qytetar që ka humbur shtëpinë dhe bagëtinë. Rama thekson se do të bëhet vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve në çdo bashki. Sipas tij kush humbi shtëpinë do t’i rindërtohet falas dhe kush humbi krerët do t’i rifinancohen një më një. Postimi i Ramës: #TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️ 🔥🏠 🌾Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve👷👷‍♀️ Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve...