Skerdi Drenova i UKT-së lë 3 muaj pa ujë banorët e rrugës “Jordan Misja” në Tiranë

Skerdi Drenova i UKT-së lë 3 muaj pa ujë banorët e rrugës “Jordan Misja” në Tiranë

Banorët e rrugës “Jordan Misja” në Tiranë, përballen me një situatë alarmante që nga qershori i këtij viti, pasi janë pa ujë të pijshëm. Sipas tyre, çështja ka mbetur pa zgjidhje, pavarësisht se janë bërë dhjetëra ankesa dhe thirrje te Ujësjellësi i Tiranës (UKT) me drejtues Skerdi Drenova. Përgjigjja nga ana e UKT-së ka qenë gjithmonë e njëjtë, “do e raportojmë”, por asnjëherë nuk është marrë një masë konkrete për të zgjidhur problemin. Banorët shprehen të shqetësuar, duke theksuar se janë familje me fëmijë dhe të moshuar, dhe se është e pamundur të jetosh pa ujë, sidomos në një periudhë të nxehtë vere. Ata bëjnë me dije se që nga qershori është ardhur vetëm një herë për 10 minuta ujë, dhe më pas nuk ka...