Takimi Trump-Putin/ Nga kërcënimet e Luftës së Tretë Botërore tek shpresa për marrëveshje

Takimi Trump-Putin/ Nga kërcënimet e Luftës së Tretë Botërore tek shpresa për marrëveshje

Brenda pak orësh, Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet ballë për ballë me atë rus Vladimir Putinin në Anchorage, ku përveç luftës në Ukrainë, pritet të diskutohet mundësia e një marrëveshjeje të re për armët bërthamore si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për forcimin e paqes. Putin e sheh fundin e mundshëm të luftës si pjesë të një pakete më të madhe çështjesh sigurie që kanë çuar tensionet Lindje-Perëndim në nivelet më të rrezikshme që nga Lufta e Ftohtë. Me trupat ruse që përparojnë ngadalë në Ukrainë, ai ka refuzuar një armëpushim të menjëhershëm, por një marrëveshje për kontrollin e armëve mund t’i shërbejë për të bindur Trump-in të mos vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë. Putin ka përdorur shpesh retorikë bërthamore,...