E rëndë/ Policia shpëton të riun shqiptar nga mbytja, por ndërron jetë në spital

E rëndë/ Policia shpëton të riun shqiptar nga mbytja, por ndërron jetë në spital

Një 34-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në spital vetëm pak orë pasi policia italiane e shpëtoi nga mbytja në pishinën e hotelit. Viktima u pa teksa luftonte për mbijetesë në ujin e pishinës dhe pasi u nxor prej andej u dërgua në spital për mjekim, ku u duk se kaloi rrezikun. Por gjatë orëve të natës gjendja shëndetësore u përkeqësua dhe humbi jetën më 11 gusht. Ngjarja ka ndodhur në hotelin ‘Ermitage’ në Jesolo të Venecias. Dëshmitarët thanë se e panë të riun në vështirësi shëndetësore në pishinë dhe më pas patrulla e karabinierëve që gjendej shumë pranë ndërhyri dhe i dha ndihmën e parë pasi e nxori nga uji. Pas ndërhyrjes dhe CPR-së që iu bë ai u duk sikur e kaloi rrezikun e...