Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Provokon rrjeti televiziv shtetëror Russia Today: Gazetarët rusë hëngrën qofte pule nga Kievi gjatë fluturimit për në Alaska
Gazetarëve rusë u shërbyen qofte pule nga Kievi gjatë fluturimit të tyre me çarter shtetëror për në Alaska, njoftoi kryeredaktori i rrjetit televiziv shtetëror Russia Today, në atë që duket të jetë sulmi i fundit ndaj Ukrainës përpara samitit të sotëm. “Gazetarëve tanë, të cilët fluturuan për në Alaska me një fluturim të posaçëm, iu shërbyen qofte pule Kievi në aeroplan”, shkroi shefja e RT, Margarita Simonyan, në Telegram . Egor Piskunov, një gazetar i RT në aeroplan, tha se vakti mund të jetë “një shenjë e mirë për negociatat e ardhshme” midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump. Ndërkohë, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov mbërriti në Alaska i veshur me një bluzë me mbishkrimin “BRSS” në cirilik, duke kujtuar...