Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vrasja në Maliq, sociologia: Dështim i të gjitha hallkave! Të miturit mbeten pa mbrojtje
Sociologia Entela Binjaku ishte e ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV, teksa foli mbi ngjarjen e fundit në Maliq, ku një 14-vjeçar i mori jetën me thikë bashkëmoshatarit të tij, theksoi se ngjarjet e kronikës së zezë ku përfshihen të miturit nuk kanë munguar, dhe shpesh shfaqen histori edhe më të dhimbshme se më parë. “Gjithmonë gjendemi njëlloj të tronditur, njëlloj të papërgatitur,” u shpreh Binjaku. Sociologia shtoi se shpesh flitet vetëm për pasojat e këtyre ngjarjeve, të cilat janë të pakthyeshme dhe tragjike, ndërsa pak përqendrohemi në mënyrë serioze në shkaqet që çojnë në këto tragjedi. Ajo kujtoi se Shqipëria ka nënshkruar shumë konventa dhe dokumenta ndërkombëtare që garantojnë impenjimin e shtetit për mbrojtjen e të miturve, por rastet e tilla tregojnë...