Të paktën një person i vrarë pas të shtënave pranë një xhamie në Suedi,  autori ende në arrati

Të paktën një person i vrarë pas të shtënave pranë një xhamie në Suedi, autori ende në arrati

Të premten, të paktën një person ka humbur jetën pas një të shtëne me armë pranë një xhamie në Örebro, rreth 200 kilometra në perëndim të Stokholmit, raporton e përditshmja suedeze Aftonbladet. Mediat lokale raportojnë se një person është dërguar në spital pasi u qëllua ndërsa po largohej nga falja e së premtes në xhami. Nuk është e qartë nëse ky person është i njëjti që vdiq. Policia tha më herët se dy persona ishin plagosur në incident. Autori i krimit ende nuk është kapur dhe mbetet e paqartë nëse ai kishte në shënjestër xhaminë apo individë të caktuar. Shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje në numër të madh, ndërsa policia ka bërë thirrje që publiku të qëndrojë larg zonës. Incidenti rikujton sulmin me armë...