Pranga turistit për 8.2 gr kanabis, 19-vjeçari francez në gjyq: S’e dija që në Shqipëri ndalohej

Pranga turistit për 8.2 gr kanabis, 19-vjeçari francez në gjyq: S’e dija që në Shqipëri ndalohej

Vizita turistike në Shqipëri nuk ka shkuar aspak mirë për një 19-vjeçar nga Franca. Të nesërmen e mbërritjes bashkë me familjen në Tiranë, francezi me iniciale K. L. është arrestuar, pasi policia ka gjetur në çantën marsup të tij një sasi prej 8.2 gramë kanabis. I riu është kontrolluar nga policia teksa po udhëtonte menjë taksi që kishte marrë tek ish-blloku drejt një hoteli në Fushë-Krujë. Pas 48 orësh në paraburgim, ai është përballur me gjykatën, e cila ka vendosur lirimin e tij. Sipas gjykatës, hetimi ndaj tij për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” do të vijojë në masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Në sallën e gjyqit, 20-vjeçari ka shfaqur pendesë, duke pretenduar se nuk kishte pasur dijeni se në Shqipëri...