Putin me eskortë të blinduar drejt Alaskës, bën një ndalesë para se të hyjë në Amerikë

Putin me eskortë të blinduar drejt Alaskës, bën një ndalesë para se të hyjë në Amerikë

Presidenti rus Vladimir Putin ka udhëtuar sot nga Moska për në Bregun e Paqësorit me një limuzinë të blinduar përpara samitit të tij të shumëpritur me Donald Trump në Alaskë. Mediat ruse kanë publikuar pamjet e eskortës së blinduar me dhjetëra makina të tipit “Aurus Senat”, që përdoret për të transportuar Presidentin e Rusisë, teksa rrugët duken të bllokuara. Pamjet tregojnë një varg të gjatë automjetesh të zeza që lëvizin me shpejtësi përgjatë një rruge në Magadan, të shoqëruara nga dhjetëra makina policie dhe të ndjekura nga ajo që duket të jetë një ambulancë. Pikërisht në Magadan, lideri i Kremlinit ka vizituar një pistë hokeji në akull dhe një fabrikë peshku, përpara se të fluturonte drejt Alaskës. Duket se Putin nuk e ka pasur aspak...