Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO / Lavrov provokon amerikanët, zbret në Alaska me bluzën e Bashkimit Sovjetik
Një zgjedhje stilistike e Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov që u evidentua me mbërritjen e tij në Anchorage përpara takimit Trump-Putin në Alaska, shkaktoi shumë diskutime. Ministri i Jashtëm rus mbante veshur një bluzë me mbishkrimin Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS), shteti “paraardhësi” i Rusisë së sotme. Siç vëren CNN në analizën e saj, kreu i diplomacisë ruse ishte veshur me një veshje të pazakontë për një diplomat të lartë. Lavrov mbante xhinse blu të çelëta, një xhaketë të zezë dhe një T-shirt të bardhë me simbolin me shkronjat cirilike që i referohet Bashkimit Sovjetik, pjesë e të cilit dikur ishte edhe Ukraina. “Mesazhi i referohet ‘epokës së artë’ të supozuar të Rusisë si një fuqi e madhe gjatë Luftës së Ftohtë, diçka...