Barcelona ngre stekën, i vë syrin yllit të PSG-së. Duhen minimumi 100 milionë euro

Barcelona ngre stekën, i vë syrin yllit të PSG-së. Duhen minimumi 100 milionë euro

15 Gusht 2025 18:03 Telesport Duke qenë se këtë verë ka bërë vetëm dy transferime, Joan Garcia nga Espanyol për 25 milionë euro dhe Marc Rashford nga Man. United, në formë huazimi, Barcelona duket se e ka mbyllur këtu merkaton për këtë afat kalimtar dhe ka nisur të mendojë për verën e ardhshme. Mediat pranë klubit katalanas, raportojnë se Barcelona synon të transferojë verën e ardhshme, yllin e PSG-së, Desire Doue. Synimi është që të krijohet një dyshe e frikshme në secilin krah, në njërën anë Lamine Yamal, në tjetrën Desire Doue. Barcelona kërkon të përfitojë nga fakti që 20-vjeçari nuk është një titullar fiks te PSG, gjë që mund ta shtyjë atë drejt katalanasve. Sigurisht që transferimi i tij nuk do jetë aspak i...