Shiste kokainë në plazhet e Riminit, arrestohet 43-vjeçari shqiptar

Shiste kokainë në plazhet e Riminit, arrestohet 43-vjeçari shqiptar

Një shqiptar 43-vjeçar është arrestuar për akuzën e shpërndarjes së kokainës në zonën bregdetare dhe plazhin e Miramares. Karabinierët e Riminit hasën lëvizjet e dyshimta të tij dhe ndërhynë orët e vona të së enjtes, duke zbardhur dita e sotme. 43-vjeçari që jetonte në një hotel të zonës, u kap në flagrancë dhe u arrestua për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen. Oficerët sekuestruan tre doza kokaine, ndërsa blerësit u raportuan në Prefekturë si përdorues. Shqiptari po mbahet në paraburgim në pritje të gjykimit të shkurtuar dhe masës së sigurisë.