Ishte Dinamo e Tiranës apo Manchester City? Kroatët shokohen nga humbja në Shqipëri, shihni reagimet epike

Ishte Dinamo e Tiranës apo Manchester City? Kroatët shokohen nga humbja në Shqipëri, shihni reagimet epike

Dinamo e Tiranës ose siç tani njihet me emërtimin e ri, Dinamo City, ka arritur të fitojë në shifrat 3-1 ndaj Hajduk Split. Ekipi shqiptar i drejtuar nga Ilir Daja ka eleminuar gjigandët e Kroacisë duke arritur kështu në fazën e Play Off të Conference League. Një arritje e madhe kjo për futbollin e Shqipërisë dhe një tjetër konstatim që Ilir Daja, siç thuhet edhe në gjuhën e popullit, “ha bukë veç” në futbollin tonë. Por padyshim që kjo humbje ishte një tronditje e madhe për kroatët. Hajduku i emrave të mëdhenj, Hajduku që solli në ekip edhe Ante Rebic, ish-lojtarin e Milanit është eleminuar nga Dinamo e Shqipërisë. Reagimi i kroatëve u pa qartë që pas ndeshjes, të gjithë me duart në kokë dhe...