Ministri Gonxhja uron besimtarët ortodoksë me rastin e festës të Fjetjes së Hyjlindëses

Ministri Gonxhja uron besimtarët ortodoksë me rastin e festës të Fjetjes së Hyjlindëses

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja uroi besimtarët ortodoksë me rastin e festës të Fjetjes së Hyjlindëses, e njohur ndryshe edhe si Pashka e Verës, përmes një videoje të veçantë ku shfaqen tri kisha të rëndësishme të Voskopojës, tashmë të restauruara. Në këtë mesazh urimi, ai solli në vëmendje Kishën e Shën Marisë, Kishën e Shën Mëhillit dhe Manastirin e Shën Prodhomit, monumente të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore që, pas ndërhyrjeve restauruese, janë rikthyer në identitetin dhe madhështinë e dikurshme. Ai theksoi rëndësinë e promovimit të trashëgimisë fetare dhe kulturore që përfaqësojnë këto kisha. Festa e Shën Marisë, që përkujton fjetjen e Nënës së Zotit dhe ngjall një ndjesi të thellë shpirtërore për të gjithë të krishterët ortodoksë, është një nga ditët më...